WhatsApp-i është një ndër aplikacionet më popullore në botë dhe flitet se priten ndryshime gjatë vitit 2021. Zërat thonë se WhatsApp mund t’i dedikojë në seksion të tërë Instagram Reels. Facebook tashmë zotëron Instagram-in dhe WhatsApp-in, kështu që një bashkim nuk është e vështirë të paramendohet. Instagram Reels në thelb është një përgjigje e Instagram ndaj videove të TikTok-ut. Krijuesit e këtyre videove në Instagram bëjnë video të shkurtra duke demonstruar një larmi aktivitetesh.

Fotot vetë-fshirëse

Flitet se WhatsApp është në proces testimi të një loje që merret me vetë-zhdukjen e fotove dhe videove. Një gjë e tillë është e ngjashme me rivalin e tyre, Snapchat.  Ekspertët shkruan në Twitter: WhatsApp po punon për të prezantuar një media vetë-fshirëse. Kjo risi do t’i kënaqë përdoruesit, të cilët duan edhe më shumë privatësi.

Mbështetje me shumë pajisje

Shumë nga përdoruesit e WhatsApp-it kanë kërkuar që ta përdorin atë në disa pajisje në të njëjtën kohë. Për shembull mund ta keni në telefonin tuaj personal, në telefonin e punës dhe në kompjuterin tuaj. Disa përdorues të Android WhatsApp Beta, kanë vërejtur një tipar të ri, atë të sinkronizimit me një pajisje tjetër dhe prandaj mendohet  se platforma mund të jetë duke punuar në disa pajisje njëkohësisht. Por, duhet theksuar se jo të gjitha tiparet e vërejtura në Android WhatsApp Beta mund të çojnë në rrjedhën zyrtare të WhatsApp-it.

Një histori e shkurtër rreth WhatsApp-it

U krijua në 2009 nga programuesit kompjuterikë, Brian Acton dhe Jan Koum, ish-punonjës të Yahoo. Është një nga aplikacionet më të përdorura në botë. Koum dha idenë e emërtimit “Whatsapp” sepse tingëllonte njësoj si “What’s up” Fillimisht ishte pa pagesë, por pastaj filloi të përdorej masivisht dhe u bë me pagesë për ta parandaluar rritjen e shpejtë. Në 2016 u bë përsëri pa pagesë për të gjithë përdoruesit. Aplikacioni është kaq popullor pasi të gjitha mesazhet janë të koduara gjatë dërgimit të tyre. Whatsapp-i numëron mbi 2 miliardë përdorues në të gjithë botën./tvklan.al