Fjolla Morina është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re “Fustani”, bashkëpunim me një tjetër këngëtar, Mani. Gjatë emisionit Fjolla po ashtu zbuloi edhe prapaskenat e klipit të ri.

Ndonëse ka risjellë një këngë të kënduar nga Parashqevi Simaku, Fjolla Morina pranon publikisht se nuk e njeh këngëtaren.

https://youtu.be/DmsO8LTYblw?t=7m19s

“Të them të drejtën nuk e njoh Parashqevi Simakun, nuk e dija që e këndonte ajo këtë këngë, kërkoj falje. Nuk e kisha parë variantin origjinal, ka shumë këngëtarë që e këndojnë këtë këngë, unë e kam dëgjuar vetëm audio. Ka qenë kompozitori që ma ka propozuar këngën dhe unë e pranova. Për mua është hera e parë që risjell një këngë të vjetër, është një ndjesi e mirë. Pasi publikova këngën më merr një shoqe në telefon dhe më thotë: Oj motër ç’e ke veshë atë llastik. 

Po tani duhet të ndjekim modën, ç’të bëjmë”,

tha Fjolla.

/tvklan.al