Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit Hetimor për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Shkak është bërë mosprania në seancë e ish – Kryeministrit Sali Berisha, në cilësinë e dëshmitarit.

Në nisje të Komisionit, demokratët bënë publike shkresën që i kanë dërguar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku sqarojnë se Taulant Balla nuk mund të drejtojë mbledhjen e Komisionit, pasi është në konflikt interesi me ish – Kryeministrin Berisha, për shkak se rezulton i dënuar me gjobë për shpifje ndaj djalit të ish – Kryeministrit.

Por Balla tha se do të kërkojë thirrjen me forcë të ish – Kryeministrit Berisha në mbledhjen e së mërkurës. Kërkesë kjo që ngjalli reagimin e demokratëve.

Dy javë më parë, ish – Kryeministri Berisha erdhi për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për OSSH, por u largua nga seanca, pasi sipas tij, Kryetari i Komisionit ishte në konflikt interesi me të, për shkak se rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për shpifje ndaj djalit të tij.

 Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”81″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]