Arben Ristani është një nga zërat kritikë brenda Partisë Demokratike që kërkon dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ristani tha se Lulzim Basha ka kaluar 4 humbje radhazi dhe më 25 Prill demokratët humbën për shkak se partia nuk ishte organizuar siç duhet nga kryetari.

Lulzim Bashën, Arben Ristani e konsideron si “një njeri që gënjen edhe për orën”.

4 zgjedhje radhazi vetëm ka humbur, nuk arriti ta organizojë partinë ashtu siç duhet, nuk krijoi besimin te njerëzit ashtu si duhet. Presidenti e simbolizoi si një njeri që të gënjen dhe për orën dhe është vërtetë ashtu. Njeriu duhet të ketë burrninë që kur humb t’i hapi rrugën. Pozicioni zyrtar i Partisë Demokratike ishte që i afruan zgjedhjet për të mos dëmtuar sezonin veror. Kjo tregon arrogancën që ata kanë”, tha ndër të tjera Ristani. /tvklan.al