ARBEN-RISTANINdërsa deputeti Arben Ristani ka denoncuar një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur në Kamëz dy ditë më parë dhe që sipas tij është mbajtur e fshehur nga policia.

Në faqen e tij në Facebook Ristani shkruan se në qendër të Kamzës u plagos një person me inicialet Y.K dhe sot ai ka vdekur në spital.

Sipas tij, nga policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Ristani thotë se drejtuesit politikë të Policisë po sillen si minorenë, duke menduar se krimi i publikuar u prish ndjesinë e rilindasve heronj me të cilën kanë bindur veten.