Janë ristrukturuar totalisht pavionet kryesore të Spitalit Rajonal të Fierit. Një investim mbi 60 mijë dollarë i kompanisë Bankers Petroleum, falë së cilit sot pavionet e shërbimit dhe kirurgjisë ofrojnë standarde dhe kushte cilësore për dhjetëra pacientë që marrin çdo ditë shërbime mjekësore.

Ristrukturimit i është nënshtruar edhe fasada e jashtme e spitalit, punime të cilat u realizuan në kohë rekord me qëllim minimizimin e problematikave në shërbimin ndaj pacienteve.

Projekti  është realizuar në kuadër të programit të investimeve në komunitet dhe infrastrukturë të kompanisë, e cila prej 15 vitesh ushtron aktivitetin e saj në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës të qarkut Fier.

Por investimi i Bankers Petroleum në sektorin e shëndetësisë nuk do të ndalet me kaq. Për vitin 2018 do të ketë kryhen gjithashtu disa investime të tjera. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Spitalit, kompania po planifikon të realizojë rikonstruksionin e Pediatrisë, ndërkohë që do të ndihmojë edhe në pajisjen me të gjithë aparaturat e nevojshme të pavionit të Reanimacionit.

Tv Klan