Rita Ora, 20 milionë Paund fitime



Rita Ora, 20 milionë Paund fitime

18:20 21/11/2020

Të ardhurat janë krijuar nga muzika, aktrimi dhe reklamat

Është 29 vjeç dhe ka bërë vetëm dy albume, por Rita Ora konsiderohet si një ndër artistet me më shumë fitime në botë.

E përditshmja “Daily Mail” shkruan se artistja shqiptare ka grumbulluar një pasuri prej 20 milionë Paund, që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2012 me hitin “R.I.P”.

Por suksesin nuk e ndal vetëm në muzikë. Këngëtarja ka arritur të përfitojë shumë duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme për reklama si dhe duke krijuar një karrierë si aktore dhe juri në spektaklet e ndryshme televizive.

Për rolin e saj si Mia në “Fifty Shades of Grey”, Rita Ora u pagua 750 mijë Paund, teksa periudha e saj si gjyqtare në “X Factor” në vitin 2015 shtoi mbi 1.5 milionë Paund në bilancin e saj bankar.

Janë jo të pakta edhe bashkëpunimet në promovimin e firmave të ndryshme si Rimmel, Coca-Cola, Samsung Galaxy S6 etj, të cilat bën që në fillim të këtij viti, Rita Ora të renditej e nënta në “Sunday Times Rich” për të ardhurat e saj.

Seksi, argëtuese dhe e këndshme për ndjekësit. Kështu e vlerësojnë ekspertët e marketingut Ritën, një ndër zgjedhjet e para tashmë të markave më të njohura në botë.

Tv Klan




Të ngjashme