Dy këngëtaret me origjinë shqiptare janë zgjedhur për të prezantuar një nga eventet më të mëdha të muzikës botërore. Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Bebe Rexhën, të cilat ishin në rolin e prezantueseve të “Video Music Awards 2018”.

Ceremonisë së çmimeve, të cilat ndahen mbrëmjen e së hënës, i parapriu një koncert ku performuan yjet botërorë, ku ndër të tjera Rita Ora u nominua për ‘Best Dance’ dhe efektet më të mira vizuale për bashkëpunimin e saj me të ndjerin Avicii në këngën e tyre “Lonely Together”.

Në mesin e artistëve me më shumë nominime është Cardi B, ndjekur nga Beyonce dhe Jay Z me këngën “Everthing is Love”, Childish Gambino dhe Drake.

Në skenën e “Video Music Awards 2018” pritet që të performojnë artistë të tillë si Cardi B, Ariana Grande, Shawn Mendes, Nicki Minaj, Backstreet Boys dhe Jennifer Lopez, e cila pritet të marrë edhe çmimin e karrierës.

Tv Klan