Rita Ora dhe Dua Lipa, dy yje të muzikës botërore me origjinë shqiptare hyjnë në listën e revistës “Forbes” për personazhet me ndikim te publiku. 

Ndodhen në kulmin e famës në botën e artit dhe muzikës. Tashmë Rita Ora dhe Dua Lipa, dy yjet e muzikës britanike me origjinë kosovare janë futur për të parën herë në një listë të revistës prestigjoze ‘Forbes’.

Ato renditen tani në listën vjetore europiane 30 nën 30 për vitin 2018, një listë që përfshin të rinjtë nën moshën 30 vjeç më me influencë tek publiku në fusha të ndryshme përfshirë botën e argëtimit, financën dhe teknologjinë.

Artistet kosovare të muzikës POP dhe R&B, njëra 27 dhe tjetra 22 vjeç janë bërë idhuj për miliona të rinj me zërin dhe performancën muzikore. Fituese të shumë çmimeve të rëndësishme Rita Ora publikoi vitin e kaluar albumin e saj të dytë “Your Song”. Ndërsa Dua Lipa pritet ta publikojë këtë vit, nën titullin “New Rules”.

Tv Klan