Dyshja planifikojnë të martohen pasi të përfundojnë projektet e tyre

Rita Ora dhe partneri i saj Taikia Waititi janë parë në kryeqytetin britanik.

Këngëtarja, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit mes Los Anxhelesit dhe Australisë, është rikthyer në qytetin ku është rritur. Rita tashmë është shfaqur në skenën e festave në qytet, teksa u pa në një event të premten, duke mahnitur fansat me një fustan Fendi. 

Është e pazakontë të shohësh Ritën, por ata po blinin gjëra dhe është e qartë se kjo do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë. Ata janë një çift shumë i zënë, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje e përhershme duke parë sjelljen e tyre”, u shprehën disa  burime për “Daily Mail”.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit. Dyshja shpresojnë që së shpejti të martohen pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre profesionale.

Ata nisën lidhjen e tyre në Mars 2021 pas takimit në Australi, dhe u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën.

Klan News