Ajo mbërriti në Sydney në Dhjetor për të filmuar “The Voice: Generations” dhe sezonin tjetër të “The Voice Australia”. Këngëtarja e njohur, Rita Ora është aq e ‘dashuruar’ me Australinë saqë po kërkon të vendosë rrënjë të përhershme aty.

31-vjeçarja tha për “The Daily Telegraph’s Confidential” se ajo po synon të blejë një pronë në Sydney.

“Thjesht e dua Australinë, vërtet kam gjetur një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha Rita, shkruan DailyMail.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, supermarketin tim lokal, sapo kam marrë gjërat e mia tani, në vendet e mia ku shkoj”, është shprehur artistja.“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, tha krijuesja e  hitit “Body on Me”.

I fejuari i saj, Taika Watiti gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në post-produksion.

Klan News