Këngëtarja shqiptare Rita Ora është përndjekur së fundmi nga një fans i çmendur. Sipas “Daily Star” ai ishte i bindur se ishte në një lidhje me divën e muzikës. Madje i ka kërkuar që të dy të bashkëjetojnë dhe e ka ndjekur Ritën deri në shtëpinë e saj, duke e frikësuar për vdekje.

“Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurt. Jam detyruar të rrisë sigurinë me 200%”,

 u shpreh bukuroshja shqiptare.

Klan Plus