Këngëtarja Rita Ora po e shndërron dashurinë e saj për tekilan në një mundësi biznesi duke investuar në markën e saj të alkoolit.

 Bukuroshja ishte jashtëzakonisht e lumtur ndërsa zbuloi planet e saj për ta shpërndarë tekilën e saj në të gjithë botën.

‘Unë jam shumë krenare që ne  jemi përhapur në kaq shumë territore!SH.B.A., Australi Britania e Madhe,Kanada,Gjermani, Europë Lindore në Kosovë vendi im i lindjes dhe në pjesën tjetër të botësWowow’, u tha ajo fansave.

Rita është personaliteti më i fundit i famshëm që ngre dolli me tekilën e saj pasi  Justin Timberlake  ka “Sauza 901”, rokerët Sammy Hagar dhe Adam Levine  kanë “Santo Mezquila”, ndërsa George Clooney  ka brendin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Casamigos” . Pija prodhohet në Meksikë dhe do të ofrohet në tre shije të ndryshme.

Klan News