Artistja: Të martohem është diçka që e kam ëndërruar që fëmijë

Rita Ora ka ndarë sërish detaje interesante nga jeta e saj private në një intervistë të fundit.

32-vjeçarja, thuhet se  është martuar me regjisorin Taika Waititi, në një ceremoni private këtë verë. Megjithatë ajo nuk e ka konfirmuar kurrë  lajmin por miqtë e saj të ngushtë e kanë pohuar një gjë të tillë.

Në intervistën me gazetarin Louis Theroux që do të shfaqet javën e ardhshme, Rita thotë: “Të martohem është diçka që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë, dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer.”

Artistja me orgjinë shqiptare vazhdoi duke thënë se i pëlqen të jetë e dashuruar dhe tregoi se është një person jashtëzakonisht pasionant kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës.

Ndërkohë, Taika së fundmi foli për takimin me Ritën, ku dyshja ishin takuar për herë të parë kur aktori Robert Pattison e solli në shtëpinë e tij. Ai shpjegon se fillimisht dyshja kanë qenë miq të mirë por më pas marrëdhënia e tyre ndryshoi.

Në Gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër. Në muajt që pasuan, çifti u fotografuan duke mbajtur të dy unaza ari.

Klan News