Rita Ora e ka kujtuar Dj e famshëm Avici, duke risjellë këngën që realizuan bashkë në 2017 “Lonely Together”.

Në festivalin e organizuar nga BBC Music “The Biggest Weekend”, fansat e shoqëruan gjatë gjithë performancës, duke bërë që këngëtarja me origjine shqiptare të përballonte emocionet e situatës.

Ju falenderoj të gjithëve që më ndihmuat të interpretoj këtë këngë. Është gjithmonë shumë e vështirë për mua ta këndoj, ndaj feleminderit, tha Rita para publikut në delir.

Tim Bergling u gjet i vdekur më 20 prill në Oman, pas problemeve me alkoolin qe kishin përkeqësuar shëndetin e tij.

Tv Klan