Rita Ora këtë vit do të nxjerrë albumin e saj të dytë, pas 6 vitesh pritje. Edhe pse ende nuk ka një emër, këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur e sigurt se projekti i ri i saj do të publikohet këtë vjeshtë. Mësohet se albumi do të përmbajë krysisht këngët e saj gjatë këtyre viteve.

Ajo ka pasur probleme të shumta me kompaninën muzikore Roc Nation, të cilën e akuzoi se e ka diskriminuar për faktin se është femër, duke e lënë në hije punën e saj. Më pas ajo ngriti një padi kundër saj duke prishur kontratën e bashkëpunimit. Rita ka thënë se të gjitha këto probleme ndikuan negativisht duke mos qenë prezente në tregun muzikor.

Por do të ishte suksesi i dy këngëve të nxjerra vitin e kaluar, ”Your Song” dhe “Anywhere”, që i sollën paqen që i kishte munguar prej kohësh. Ylli i popit nxorri në treg albumin e saj të parë në vitin 2012  të titulluar “Ora”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat.

Klan Plus