Këngëtarja shkëlqen me një çantë të kësaj marke

Mesa duket , sukseset nuk kanë të ndalur për Rita Orën. Këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi është bërë imazhi më ri i brandit luksoz “Miu Miu”.

31-vjeçarja ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa foto teksa pozoi me një çantë dore të kuqe të markës, e veshur me një kostum të verdhë. Në pantallona u vunë re detaje që ishin të mbushura me diamantë dhe perla. Rita zgjodhi të thyente veshjen e saj me çorape gri të gjata dhe këpucë klasike në nuanca kafe dhe të bardhë.

Me flokët e stiluar topuz të çrregullt lart dhe me një me grim natyral ajo nxori në pah tiparet e saj perfekte.

Kujtojmë se edhe më herët Rita Ora ka bashkëpunuar me brendet e njohura si, Escada, Deichman, ndërsa në vitin 2021, ylli botëror ka realizuar linjën e saj të këpucëve në bashkëpunim me Shoe Dazzle.

Klan News