Ambienti po bëhet për ta ruajtur këngëtaren me origjinë shqiptare nga fenomenet e rrezikshme

Rita Ora po bën disa rinovime në shtëpinë e saj në Londër e cila përfshin instalimin e një dhome paniku.

Në raste sulmi, vjedhjeje apo ndonjë dukuri natyrore e mundshme, ky vend do të jetë streha e sigurt për këngëtaren. Dera e dhomës është shumë e fortë dhe ka një mbulim të mirë të valëve telefonike. Këngëtarja gjithashtu do  të instalojë një dhomë zhveshjeje, një qilar dhe një oxhak .

Për shkak të suksesit, famës, pasurisë dhe ekspozimit të saj ndaj publikut dhe medias, e lë atë të hapur ndaj rreziqeve dhe  synimeve të panjohura ogurzeza”, bëjnë me dije disa burime për “The Mirror”.

30-vjeçarja  ka qenë  viktimë e një vjedhjeje  disa vite më parë ku sendet me vlerë 200,000 £ u grabiten nga shtëpia e saj e mëparshme.

Hajduti vodhi një sërë këpucësh të shtrenjta, telefona, kompjutera dhe një çantë. Rita ka qenë  në dhomë së bashku me motrën e saj Elenën kur ndodhi grabitja.

Klan News