Zotohet se do ruhet nga skandalet që mund ta dëmtojnë

Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora  ka thënë se do të heqë dora nga sjellja e skandaleve të tjera në karrierën e saj. Në një intervistë në Australi këngëtarja pranoi se ka marrë mësim nga skandali për ditëlindjen e 30-të dhe tashmë e ka marrë më seriozisht jetën. Rita u bë lajmi kryesor vitin e kaluar kur doli kundër rregullave të rrepta të karantinës pasi organizoi  një party në 30-vjetorin e lindjes.

Artistja e cila aktualisht është në Sidnei dhe po merr pjesë në jurinë e The Voice, u shpreh:

“Ndihem sikur sapo të mbushësh 30 vjeç të nesërmen gjithçka ndryshon. Ju filloni të ndjeni sikur keni rrudha. Nuk mund ta bëj më atë që bëja më parë. Unë mund të këndoj më mirë, të mos e humbas aq shumë zërin. Ka prej atyre që thonë se: Pse bërtisni gjithmonë kur dilni? Natyrisht, nëse muzika është e ndezur, duhet të bërtasësh mbi muzikën, por edhe kur nuk ka muzikë, ne duhet të bërtasim”, ka thënë Rita Ora.

Më tej gjatë intervitës artistja e njohur ka thënë se do heqë tatuazhet në trup.

“Unë kam shumë tatuazhe dhe do të dëshiroja të mos kisha gjysmën e tyre, pasi çdokush që ka tatuazhe përfundimisht thotë duke thënë dua ti heq. Por ka një që e dua dhe ndodhet në qafë. Një zog, pasi mamaja ime gjithmonë më quante zogun e saj të vogël”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Rita Ora u quajt egoiste dhe u gjobit me 10,000 paund nga policia britanike për festën që organizoi në restorantin perëndimor të Londrës nëntorin e kaluar.

Klan News