Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor që do jetë pjesë e albumit të saj ‘Phoenix’, i cili do të publikohet më 23 nëntor. “Velvet Rope”  është kënga më e re e 30-vjeçares, e cila ka preferuar të lançojë vetëm me audio dhe tekst.

Ndryshe nga çdo këngë tjetër e Ritës, “Velvet Rope” është një baladë që i dedikohet dashurisë. Kënga flet sesi jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës.

Ndërkohë, vetë Rita është shprehur se e ka kompozuar dhe shkruar vetë këngën. Ajo ka thënë se për të kënga është shumë personale, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë shkruar për një nga ish të dashurit e saj.

Klan Plus