Australia është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar një situatë të rëndë, por edhe mjaft të vështirë për  vendin. Banorët e rajoneve lindore po përjetojnë ditë ferri, nga mbi 100 vatra zjarri që kanë përfshirë disa zona të banuara dhe pyjore.

Erërat e forta, moti i thatë dhe temperaturat verore që kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, po ndihmojnë në përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, përmes një postimi në Instastory, ka kërkuar që çdo person të kontribuojë për të ndihmuar Australinë.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, shkruan Rita në postimin e saj./tvklan.al