Rita Ora konfirmon lidhjen me regjisorin e njohur Taika Waititi



Rita Ora konfirmon lidhjen me regjisorin e njohur Taika Waititi

23:20 17/05/2021

Prej disa javësh qarkullon në rrjet romanca e këngëtares me origjine shqiptare Rita Ora dhe regjisorit 45-vjeçar, Taika Waititi pasi u përfol se dyshja ka nisur një lidhje dashurie.

Thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.

Më pas ishte vetë këngëtarja ajo që publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taiki kishte hedhur duart në qafë Ritës, madje të dy ishin veshur njësoj me rroba nga marka e famshme ‘Guci’.

Regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare u fotografuan duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.

Pavarësisht se dyshja nuk ka reaguar publikisht, ka qenë “Daily Mail” e cila ndau fotografitë e bëra dyshes, në të cilat shfaqen më të afërt se kurrë. Afërsia mes të dyve duket se e konfirmon lajmin.

Klan News







Të ngjashme