Rita Ora, nuk është thjeshtë me origjinë nga Kosova. Ajo thotë se vazhdon të ndjehet një kosovare dhe të punojë për t’i shërbyer emrit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një dedikim emocionues për vendin e origjinës së saj, Kosovës.

“Teksa jam duke udhëtuar për në koncertin e radhës, e gjeta veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam patur në karrierën time deri më tani. Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që të mbaj titullin si ‘Këngëtarja e parë’ e cila del në tregun ndërkombëtar nga Kosova dhe të tregoja se një vend kaq i bukur ekziston vërtet”.

Këngëtarja kujton momentet kur u nderua me titullin “Ambasadore Nderi” nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Londër.

“Ishte vërtet një moment historik. Që atëherë kemi patur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur dhe kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Pres me padurim të vazhdoj të mbaj me krenari statusin e ambasadores dhe të vazhdoj të përfshij Kosovën aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë”.

Klan Plus