Rita Ora ka sjellë reagime të shumta për përdorimin e një qeni me veshë të prerë në videon e re, ndërsa është lutur nga shefi i PETA, që të mos inkurajojë këtë praktikë ‘mizore’.

Sapo ylli ka prezantuar një mini-klip të xhiruar në Bullgari, menjëherë pas, drejtoresha e bamirësisë së kafshëve PETA, Elisa Allen doli me një deklaratë ku thuhej, “PETA bashkohet me RSPCA dhe çdo avokat tjetër të mbrojtjes së kafshëve për të ndaluar importn e qenve me veshë të prerë, i cili do të dërgonte një mesazh të fortë për fytyrat publike dhe të gjithë të tjerët se gjymtimi i qenve për kotësi është i papranueshëm.”

Në Mbretërinë e Bashkuar është e paligjshme të presësh veshët e një qeni, por nuk është në kundërshtim me ligjin për të importuar kafshë që tashmë janë gjymtuar. Për të ndaluar edhe importin e tyre deri tani janë mbledhur më shumë se 71,000 nënshkrime dhe do mbyllet në 100,000 që janë të nevojshme për ta kaluar çështjen në parlament./tvklan.al