Mediat: Ceremoni në Londër, larg syve të publikut

Shtohen dyshimet se Rita Ora dhe Taika Uaititi kanë lidhur kurorë me njëri – tjetrin larg syve të publikut. Burime të afërta të çiftit thonë për të përditshmen britanike The Sun se këngëtarja shqiptare dhe aktori neozelandez kanë zhvilluar ditët e fundit një ceremoni martesore, ku të pranishëm ishin vetëm pak persona, kryesisht të afërm dhe rrethi i ngushtë shoqëror i të dyve.

Siç shkruan tabloidi britanik, 31-vjeçarja tashmë mban edhe mbiemrin e bashkëshortit dhe preferon të njihet si Rita Ora-Uaititi. Të pranishmit rrëfejnë për The Sun se ceremonia e zhvilluar në Londër ishte e mahnitshme dhe se ylli i muzikës pop u shfaq në ceremoni tepër e dashuruar pas Taika Uaititit.

Por pavarësisht se karriera e saj është në qendër të vëmendjes mediatike, ajo ka preferuar t’a mbajë sa më të fshehtë marrëdhënien e dashurisë. Majde nuk ka planifikuar as ndonjë muaj mjalti madhështor dhe i është rikthyer menjëherë punës për projektet e saj në studiot e regjistrimit. Dyshimet se ata ishin martuar u hodhën që të Dielën, kur në media u shfaq një foto e 46-vjeçarit me unazë martese në gisht.

Tv Klan