Do të këndojë në paradën e tyre në Australi

Në Australi, më 6 Mars të këtij viti, do të organizohet parada e komunitetit LGBTI. Mësohet nga prestigjozia “The Black Box” se këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë ajo që do të interpretojë në paradën e këtij komuniteti në Asutrali.

Këngëtarja shqiptare, interpretuesja e hiteve botërore do të performojë live së bashku me emra të tjerë të njohur të muzikës. Aktualisht Rita Ora po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Ndërkohë, vitin që lamë pas, ajo që këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, ishte një shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Si Dua, ashtu edhe Rita, kanë shfrytëzuar gjithmonë profilet e tyre në rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti.

Ato njihen si suportuese të komunitetit LGBTI. Rita Ora, ylli ndërkombëtar i hiteve “Anywhere” dhe “Big”, do të performojë së bashku me artistë të tjerë, duke përfshirë dyshen elektronike të këndshme Electric Fields. 

Klan News