Rita Ora ka dhënë lajmin e mirë për fansat e saj. Ajo është duke punuar për një këngë të re e cila do të jetë pjesë e albumit që bukuroshja do të publikojë së shpejti.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në studio muzikore por nuk ka dhënë shumë detaje.

27-vjeçarja ka treguar se po bashkëpunon me producentin Jackson Ducassen.

Rita ora është një nga këngëtaret më të suksesshme me origjinë shqiptare. Ajo ka prezantuar dhe koleksionin  e saj të veshjeve pak kohë më parë që ka shënuar shitje të mëdha.

E vlerësuar si këngëtarja e popit në Global Awards,  ajo po thyen rekorde me këngën For You që është një bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne.

 Klan Plus