Këngëtarja dhe regjisori shfaqen të lumtur në Los Anxheles në premierën e “The Suicide Squad”

Në premierën e “The Suicide Squad”, në Los Anxheles është shfaqur Rita Ora me të dashurin e saj, Taika Waititi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa parakaloi në tapetin e kuq. Çifti ishin të buzëqeshur dhe të lumtur me njëri-tjetrin, ndërsa pozuan jashtë teatrit të “Regency Village”.

30-vjeçarja në super formë fizike ishte veshur me një fustan të bardhë me një të çarë anash në pjesën e belit.

Ndërsa, Taika, 45 vjeç mbante veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Këngëtarja Rita dhe regjisori Taika, nisën të dilnin bashkë që nga muaji Mars. Por më vonë në media qarkulluan disa foto ky të dy ishin në momente intime me aktoren Tessa Thompson. Ata po qëndronin në një ballkon teksa shkëmbenin puthje pasionante në buzë me njëri-tjetrin.

Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale.

Klan News