“Nuk kam ndërhyrë te lidhja e tij me Beyonce”

Është përfolur shumë nëpër mediat rozë se Rita Ora mund të ketë ndërhyrë në çiftin e famshëm të muzikës Beyonce dhe Jay Z. Por ylli i muzikës Pop ka shuar çdo dyshim që ka qarkulluar për 6 vite dhe që është ushqyer edhe prej vetë heshtjes së saj.

Duke folur në një intervistë për seritë e reportazheve të gazetarit të BBC-së, Ljui Theru’, 32-vjeçarja mohoi të ketë ndërhyrë ndonjëherë mes çifteve dhe jo më në martesën e dy kolegëve të saj.

Dyshimet i ngallën këto foto të vitit 2016, kur Rita Ora shfaqej me reçipeta me figura limoni dhe me një varëse në formë J-je, që u duk si inicialja e Jay Z, ndërsa limoni, si simboli i albumit “Limonade” i publikuar në të njëjtin vit.

Këngëtarja shqiptare thotë se të gjitha këto simbole ishin vetëm një rastësi. Gjithsesi edhe kënga Sorry e Beyonces e po këtij albumi, flet pikërisht për një grua misterioze me të cilën bashkëshorti i saj Jay Z e kishte tradhtuar.

Tv Klan