Këngëtarja Rita Ora ka treguar se asaj i pëlqen së tepërmi ushqimi tradicional shqiptar veçanërisht kur gatuan e ëma.

Vera Ora ka publikuar një video në InstaStory teksa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës, “gjizë me speca”. Këngëtarja i ka kërkuar madje  edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas videos teksa ndodhet në bregdetin e Ulqinit.

Ajo nuk ka harruar të etiketojë edhe Ritën e cila i kishte kërkuar recetën që ta bënte vetë. Ushqimet tradicionale duket se mbeten të preferuarat të  bukuroshes bionde dhe sa mesa duket ajo nuk mund t’iu ndahet. Më herët ajo ka treguar se i preferon shumë edhe pitet.

Klan News