Këto pamje, ku Rita Ora shfaqet në krah të Novak Gjokoviçit, në finalen e Kupës së Botës në Regbi mes Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut ka shkaktuar furtunë reagimesh në rrejtet sociale.

Reagimet kanë ardhur kryesisht nga bashkëkombasit e saj shqiptarë, të cilët në shumë raste e konsiderojnë të turpshme daljen krah për krah me tenistin serb kampion bote, i cili në komentet e tij të mëhershme është shprehur se Kosova është zemra e Serbisë.

Megjithatë, veç komenteve kritike, ka edhe reagime nga përdorues jo shqiptarë, të cilët bëjnë shaka duke thënë se paqja në Ballkan është arritur. Ndër ta është edhe Richard Grenell, ish i Dërguari i Posaçëm i Administratës Tramp për dialogun Kosovë-Serbi, të cilit kjo pamje i pëlqen.

Ndërsa babai i Rita Orës, Besniku, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar disa foto ku dallohet që e ylli i muzikës “Pop” ishte në krah të bashkëshortit të saj Taika Uaititi që ndiqte Kombëtaren e tij, një rresht më poshtë Gjokoviçit.

Tv Klan