Rita ora ka bërë edhe një herë që sytë e të gjithëve të kthehen nga Kosova. Këtë herë nëpërmjet dokumentarit të realizuar nga Soccer Aid për UNICEF.

Njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, 28-vjeçarja ishte në Prill në Kosovë me një mision bamirësie.

Rita vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Një nga rastet e trajtuar është ai i Antigonës, sot nënë e dy fëmijëve, e cila në moshën 12-vjeçare kishte ndërprerë shkollimin për shkak të humbjes së prindërve dhe ishte detyruar të kujdesej për vëllezërit e motrat në kushte të vështira.

Në videon e publikuar në YouTube, këngëtarja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka përfunduar në vitin 1999, ka ende familje që kanë probleme të shumta dhe nevojë për mbështetje.

Tv Klan