Jemi mësuar që të krenohemi me të teksa duartrokitet nga fansat në mbarë botën, por këtë herë Rita Ora është kritikuar si kurrë më parë. Performanca e saj për “Ditën e Falenderimeve” në Shtetet e Bahkuara të Amerikës është konsideruar si më e keqja e të gjitha kohërave.

Në paradën madhështore të organizuar me këtë rast, Rita nuk ka mundur të sinkronizojë buzët me muzikën e saj të lëshuar në sfond.

E sulmuar në rrjetet sociale, Rita shkruan se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe se të gjithë artistët pjesëmarrës kanë vepruar në të njëjtën formë, teksa ajo ka performuar live si çdo herë tjetër.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga këngëtari John Legend që i erdhi në mbrojtje Orës, duke shpjeguar se platformat lëvizëse të paradës nuk kanë kapacitetin të realizojnë kërkesat e nevojshme të zërit për një performancë live.

Tv Klan