Këngëtarja: Nuk e kuptova çfarë ishte

Rita Ora gjatë një performance në SZIN Festival në Hungari ka mbajtur flamurin serb.

Këngëtares me origjinë shqiptare, iu hodh nga publiku ky flamur të cilën ajo e mbajti deri në fund të interpretimit, ndërsa po perfomonte një prej hiteve të saj.

Ky veprim ka mjaftuar, që në rrjet ylli i muzikës pop të kritikohet gjerësisht, ndërsa fansat e bashkatdhetarët e quajtën fyes veprimin e artsites.

Pas videos që po qarkullon në rrjet, vetë artistja ka reaguar me një delratë për media, duke sqaruar se për shkak të ndriçimit skenik, nuk ka mundur dot ta shquante se çfarë flamuri mbante.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Në këtë reagim artistja ritheksoi se është krenare që është shqiptare e Kosovës, dhe se nuk do të bëntë asgje që të mërziste popullin e saj.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita.

Rita Ora është një prej artsiteve më të sukseshme me origjinë shqiptare në industrinë e muzikës botërore, duke numëruar dhjetra hite, e ndërsa Shtatorin e shkuar mbajti koncertin e radhës në Tiranë.

Tv Klan