Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita ora tregon se ka ngrirë dy herë vezët. 29 – vjeҫarja shprehet për revistën ‘Love’se ajo ka marrë masa për t’u siguruar se një ditë do të bëhet nënë në të ardhmen.

Ylli i popit thekson se i do fëmijët dhe se ҫdo gjë ka bërë deri tani e ka bërë vetëm për të qenë e shëndetshme.

“Pse nuk do t’i ruash ato tani dhe nuk do të duhet kurrë të shqetësohesh për to përsëri”, është këshilla që Rita ka marrë nga mjeku i saj. Kështu, artisja ka ngrirë dy herë vezët, dukuri kjo që po përhapet me shpejtësi nëpër botë.

Klan Plus