DJ Avicii në 20 Prill të vitit 2018 kreu vetëvrasje dhe mendohet se shkak për këtë u bënë problemet e shumta me shëndetin mendor, ngarkesa, por edhe stresi.

Familja e tij organizoi një koncert në Stokholm të Suedisë në nderim të tij, por edhe për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor. E ftuar speciale për të interpretuar në këtë natë, ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Në vitin 2017, dyshja publikoi bashkëpunimin e tyre “Lonely Together”, e cila u kthye në një hit dhe rrëmbeu zemrat e fansave në mbarë botën.

Performanca e Ritës ka qenë tepër emocionuese dhe në një postim që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram ka falenderuar familjen e Aviciit për rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, veçanërisht brenda industrisë së muzikës.

Shpesh suksesi mund të tregojë se gjërat janë duke shkuar mirë dhe problemet emocionale nuk ekzistojnë, por duhet një punë shumë e mirë që të bëhet. Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve”.