Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi përmes postimit të saj në Instagram ka bërë të ditur realizimin e ëndrrës së saj.

Përveç muzikës, tani Rita ka hedhur në treg sipërmarrjen më të re, “Rita Ora Home”. Bëhet fjalë një biznes që i dedikohet produkteve të shtëpisë.

Fillimisht, ajo ka njoftuar për koleksionin “Serenity’, dhe shprehet shumë e lumtur sepse interiori është pasioni i saj.

Koleksioni do të dalë zyrtarisht në shitje, në 10 Shkurt dhe mund të porositet onlinë në Mbretërinë e Bashkuar në website-n e saj zyrtar./tvklan.al