Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar disa foto nga fëmijëria e saj me të atin duke i uruar 60-vjetorin.

Në fotografitë e e publikuara shihet Rita pranë familjes së saj dhe na i vërteton plotësisht se ajo ka qenë një fëmijë i ëmbël, me tipare të theksuara dhe mjaft e bukur.

“Gëzuar ditëlindjen e 60-të babait tim të mrekullueshëm! Të dërgoj shumë dashuri!”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se këngëtarja ndodhet në Australi pasi u bë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia” dhe ndodhet larg familjes.

Së fundmi ajo ka performuar live me këngën e saj “Bang Bang” në “Sideny Opera House”, ku vokali i saj ishte në formën më të mirë të mundshme. /tvklan.al