Rita Ora publikon foto nga fëmijëria me një mbishkrim në gjuhën shqipe




Rita Ora publikon foto nga fëmijëria me një mbishkrim në gjuhën shqipe

22:53 08/06/2021

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi ka publikuar një foto nga fëmijëria në rrjetet sociale dhe në mbishkrimin e saj shkruan shqip fjalën “zog”.

Kujtojmë se Rita Ora shprehet gjithmonë se është krenare për origjinën e saj dhe shpesh herë kur del nëpër intervista të ndryshme në mediat më të njohura botërore, ajo tenton të flasë shqip duke na bërë të ndihemi të gjithë krenarë.

Këngëtarja së fundmi po përflitet për një lidhje dashurie me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi ku fotografohen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken mjaft të lumtur. /tvklan.al





Të ngjashme