Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ditën e sotme është publikuar kënga e saj më e re “Bang Bang” . Të gjithë mezi e prisnin dhe me shumë siguri do jetë mjaft e sukseshme dhe do dëgjohet në mbarë botën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është bashkuar me prodhuesin e muzikës elektronike Imanbek për të përgatitur një album me katër këngë me titull “Bang”. Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtarët e famshëm David Guetta etj.

Në promon e publikuar në Instagram, Rita Ora ka treguar se videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar me veshjet tradicionale Shqiptare të stiluara nga stilisti i njohur kosovar Valdrin Sehiti.

Videoklipi i Ritës është  xhiruar në Bullgari dhe këngëtarja shprehet se është videoja muzikore më e vështirë dhe drithëruese që ka bërë ndonjëherë.

“Unë kam realizuar shumë video muzikore deri më tani në jetën time dhe kjo është me të vërtetë videoja muzikore më e vështirë dhe më drithëruese që kam bërë ndonjëherë. Është xhiruar në shumë vende dhe në temperatura të ftohta. Unë dëshiroja të bëja diçka vizualisht unike dhe të krijoja një film fantastik. Është kaq mahnitëse të përzjeja të gjitha kulturat së bashku dhe të performoja me një staf që është një botë më vete. Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore. Xhirimi i filmit në Bullgari më dha një shans për të shfaqur arkitekturën e pabesueshme, peizazhin epik dhe monumentet historike. Unë jam e lumtur që mund të ndaj bukurinë e kësaj pjese të botës dhe të bëj homazhe për historinë time”.

Pritet që shumë shpejt të dalë dhe videoklipi i shumëpritur i Orës që me siguri do bëjë krenare gjithë Shqipërinë. /tvklan.al