Ritmet e këngës dhe videoklipi do të jenë tërësisht verore

Shqiptarja nga Kosova Rita Ora ka publikuar ditë më parë këngën e saj më të re, që është bashkëpunim i saj me DJ-në e njohur britanik, Sigala. Rita Ora ka bërë të ditur se të premten do të publikohet edhe videoklipi i kësaj kënge.

Këngëtarja me famë botërore ka publikuar javë më parë fotografi nga xhirimet e klipit. Ashtu si dhe  ritmet verore të këngës, edhe pamjet në videoklip do të jenë tërësisht verore.

Kënga e fundit e artistes 30-vjeçare me videoklip ishte “Big” në bashkëpunim me Guna, si pjesë e mini-albumit “Bang” i cili përmban vetëm katër këngë. Klipi i kësaj këngë bëri bujë të madhe në trojet shqiptare për shkak të shfaqjes në të me veshje tradicionale shqiptare të dizajnuara nga dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti.

Klan News