Pas karantinës 14-ditore, ajo do të jetë pjesë e jurisë “The Voice”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është fotografuar duke u relaksuar në Sidnei, pasi është e ftuar si pjesë e jurisë në ‘The Voice Australia’,  pasi përfundoi karantinën 14 ditore.

Ylli i popit, shijoi një ditë në plazh në shoqërinë e motrës së saj Elena Ora dhe të një mashkulli misterioz që mendohet të jetë punonjës i saj.

Daily Mail raporton se 31-vjeçarja Ora shfaqet me një fizik të pabesueshëm me një palë bikini të vogla të gjelbërta duke nxjerrë në pah dhe tatuazhet e shumta që ka në trup. Këngëtarja e hitit Bang Bang  gjithashtu mbante syze dielli të errëta për t’u mbrojtur nga rrezet, dhe dukej se ishte pa grim për shëtitje në plazh.

Ndërkohë, Elena Ora, e cila nuk është vetëm motra e Ritës, por edhe menaxherja e saj, tregoi figurën e saj elegante me bikini ndërsa kalonte kohë me këngëtaren.

Klan News