Rita Ora rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë në mbrëmjen e përvitshme verore Gala të organizuar nga UNICEF. Ajo u shfaq me një fustan mëndafshi me nuanca të purpurta.

Vëmendje tërhoqi edhe e çara e fustanit të saj që shpeshherë ekspozonte edhe të brendshmet. Krahas 27-vjeçares me origjinë nga Kosova, mbrëmja gala tërhoqi yje të ekraneve botërore.

Në Porto Çervo të Sardenjës nuk i shpëtuan aparateve, Emili Ratajkovski, Nicole Scherzinger apo Heidi Klum me të dashurin 16 vjet më të ri, Tom Kaulitz. Mbrëmja gala e UNICEF ka për qëllim grumbullimin e fondeve për fëmijët në nevojë në gjithë botën.

Tv Klan