Rita Ora prej disa javësh ndodhet në Sydney, ku po shijon të qenit pjesë e jurisë “The Voice Of Australia”.

Përgjatë kësaj periudhe ajo ka vizituar vendet turitike të Sydney ndërkohë që është fotografuar në qytet me veshje sportive, ku vë në pah trupin e saj të tonifikuar.

Në fotografi duken mjaft qartë edhe disa prej tatuazheve në trupin e artistes, duke përfshirë trëndafilin në dorën e saj të djathtë dhe zonjën që pi duhan në pjesën e saj të brinjëve.

Këngëtarja kishte dalë shëtitje me një makiazh të lehtë ndërsa si aksesor mbante një byzylykë dhe gjerdan, si dhe vathë në formë kryqi. Gjatë shëtitjes Rita mbante një çantë lëkure të zezë dhe një celular në një kuti të ndritshme rozë.

Më vonë, Rita u pa të kthehej në apartamentin e saj e veshur me një triko ngjyrë rozë.

Klan News