Fotografohet nga paparacët duke dalë nga palestra me kostum ngjyrë blu

Ajo po përgatitet për publikimin e këngës së  saj më të re You For Me në 2 Korrik. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora e cila së fundmi është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një qendër fitnesi në West Hollywood, teksa binte në sy trupi i tonifikuar. Këngëtarja kishte veshur një crop top ngjyrë lejla dhe një palë streçe të ngushta po në të njëjtën ngjyrë ku dilte në pah barku me muskuj si dhe një palë atlete konverse.

Këngëtarja me famë botërore, e cila ndodhet në Los Angeles më herët bëri dhe njoftimin e rëndësishëm për fansat e saj. Kënga do të jetë verore dhe do të vijë në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala. Rita ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini të kuqe pranë një liqeni.

Hera e fundit kur ajo solli një projekt muzikor ishte muaji Shkurt, kur publikoi mini-albumin e saj “Bang”, i cili u prit shume mirë nga publiku dhe deri tani ka kaluar shifrën e 40 milionë klikimeve në mbarë platformat muzikore.

Klan News