Shuhen dyshimet, së bashku në operan e Sidneit

Nuk ka më dyshime. Rita Ora ka një partner të ri producentin e filmave Taika Waititi.  Ylli i muzikës britanike me origjinë shqiptare u shfaq për të parën herë publikisht së bashku, në një aktivitet në shtëpinë e Operas në Sidnej të Australisë.

Mediat britanike shkruajnë se Rita Ora nuk e ka mohuar që ata janë sëbashku dhe së shpejti, gjërat mund të bëhen më serioze.

Producenti neozelandez është 15 vjet më i madh se Rita Ora dhe ka dy fëmijë nga një martesë që ka përfunduar para 10 vitesh. Pak kohë më parë, këngëtarja 30-vjeçare publikoi edhe një foto në Instagram, ku shfaqej me Taika Uaititin të cilin producenti e ka pseudonim, pasi emrin e tij të vërtetë e ka Taika David Kohen.

Me prodhimet e tij kinematografike, Kohen ka marrë dhjetëra çmime ndërkombëtare mes të cilëve një Gremi e një Oscar. Ai ka luajtur edhe rolin e Adolf Hitlerit në një film të prodhuar prej tij.

Tv Klan