Shfaqet në krah të të dashurit regjisor

Premieria e filimit “Thor : Love and Thunder” e cila u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar si një festë familjare solli në tapetin e kuq parakalimin e  yjeve të kinematografisë së bashku me familjarë të tyre.

Regjizori dhe bashkëskenaristi i filmit Taika Waititi parakaloi në tapetin e kuq së bashku me partneren e tij, këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora. Çifti u shfaqën rrëzëllitëssë bashku teksa tërhoqi vëmendje mjaft të madhe tërhoqi fustani i këngëtares.

Rita kishte zgjedhur një fustan ngjyrë nude të tejdukshëm të punuar me gurë dhe elementë të tjerë. Fustani e  tregonte këngëtaren tejet  sensuale me një dekolte të hapur dhe një pjesë të çarë në këmbën  e saj.

Në tapetin e kuq parakaluan gjithashtu aktorja Natali Portman dhe ylli i tenisit Serena Williams, të dyja të shoqëruar nga bashkëshortët e tyre.  Filmi “The Thor : Love and Thunder” do të jetë në kinematë  botërore duke nisur nga data 6 korrik.

Tv Klan