“You only love me“ del të premten

Rita Ora pritet të publikojë të premten hitin e ri muzikor.

“You only love me” quhet hiti i ri i yllit të muzikës Pop, që po pritet me padurim nga dhjetëra miliona fansa të saj në gjithë globin, të cilëve 32-vjeçarja shqiptare u ka prezantuar paraprakisht vetëm disa sekonda nga ky hit që i është bashkangjitur një klipi me mesazhe urimi nga yje të hollivudit si Lindsi Lohan, Çellsi Hendler, Xhodi Tërnër Smith e Kristen Stjuart.

Ky është singëlli i parë i Rita Orës pas “How to Be Lonely”, publikuar në 2020-ën ose hiti i radhës pas “Berrikejds” në bashkëpunim me Netskajn vitin e kaluar.

Tv Klan