Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në krye të shtetit të Kosovës.

Urimi i këngëtares për Presidenten e Kosovës është postuar në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe një imazh të saj.

“Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”, shkroi ajo në mbishkrim.

Lidhja mes dyshes është vërejtur dukshëm, pasi përherë ato urojnë njëra-tjetrën për suksese.

Më i fundit i këngëtares Ora ishte albumi i ri i titulluar Bang, ku këngëtarja shfaqej me veshje ku kishte motive të theksuara popullore shqiptare.

Rita Ora falenderoi stilistin shqiptar që realizoi veshjen duke u shprehur se ajo ishte realizuar në kohë për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani u zgjodh në krye të vendit në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e Presidentit të ri të vendit.

Klan News