Çdo vit, njerëzit në Cocullo, një fshat i vogël mesjetar në rajonin e Abruzzos në Itali, zbukurojnë një statujë prej druri të shenjtorit të tyre mbrojtës me gjarpërinj të gjallë dhe e shëtisin në të gjitha rrugët.

Festivali i quajtur “serpari” nga rezidentët lokalë, mbahet çdo vit më 1 Maj, në nder të Shenjtorit Domenico di Sora, i cili hiqte gjarpërinjtë nga fushat e fermerëve në Shekullin XI.

Po ashtu thuhet se kjo festë origjinën më të hershme mund ta ketë edhe nga adhurimi në lashtësi i Angitias, një perëndeshë romake e gjarpërinjve, e adhuruar nga njerëzit në Italinë qendrore.

Specialistët e gjarpërinjve kapin 4 lloje të padëmshme gjarpërinjsh dhe ua shpërndajnë pjesëmarrësve në festival.

Gjarpërinjtë më pas vendosen me kujdes në statujën e San Domenicos, derisa pothuajse mbulohet plotësisht.

/tvklan.al